Raporti i fundit i Progresit nga Komisioni Evropian e thekson se në Kosovë vazhdon të jetë i përhapur korrupsioni dhe ky është një shqetësim serioz.

“Nuk ka vullnet të fortë politik për të adresuar në mënyrë efektive çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin si dhe një përgjigje të fuqishme të sistemit juridik ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Raporti i ka bërë një përmbledhje dhe vlerësim situatës politike në Kosovë që nga koha kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës në korrik të vitit 2019, e deri te krijimi i qeverisë së Avdullah Hotit në maj të 2020-ës, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti në mars të po këtij viti.

“Koordinimi i dobët qendror dhe ndërministror vazhdon të jetë sfidë për zbatimin e reformave në përgjithësi. Gjatë periudhës së raportimit, rekrutimet pa meritë vazhdojnë të jenë shqetësim, ndërkaq politikëbërja gjithëpërfshirëse e bazuar në prova është penguar nga vendimet ad hoc, shpesh të ndikuara nga interesat e posaçme”, thuhet gjithashtu në raport.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *