Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që urgjentisht të ketë një vendim në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në raportin e publikuar të martën, përveq kërkesës në lidhje me liberalizimin e viazave gjithashtu ka theksuar për herë të parë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

Raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik, i cili vjen nga Sllovakia, shtet ky që nuk e ka pranuar Kosovën, e ka kundërshtuar një formulim të tillë, transmeton REL.

Në raportin për Kosovën që e prezantoi raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, theksohet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Në raport përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sikur edhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *