Lufta kundër korrupsionit gjatë vitit të fundit në Kosovë ka shënuar “përparim të kufizuar”, është një nga konkluzionet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.
Gjatë ditës së martë është bërë prezantimi i raportit vjetor të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në pjesën për Kosovën u theksua se vendi është në disa nivele të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit.
“Gjatë periudhës së raportimit, është bërë përparim i kufizuar, përfshirë edhe hetimet dhe gjykimi i rasteve të nivelit të lartë,” thekson raporti, transmeton REL.
Kritika në raport ka patur ndaj sistemit gjyqësor i cili është vlerësuar “joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve politike”.
Ndër të tjera, raporti thotë se Kosova duhet të angazhohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Raporti thekson se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente dhe thelbësore për të dyja vendet që synojnë Bashkimin Evropian.
Lexo më shumë këtu