Zgjedhjet e ditës së dielë mund të sjellin formimin e qeverisë së re por më e ndërlikuar do të jetë çështja e zgjedhjes së presidentit, thotë analisti Naim Rashiti.

Sipas Rashitit, subjektet politike nuk e kanë menduar mirë se si do t’i kenë qëndrimet kur të ngritet çështja e zgjedhjes së presidentit.

“Numrat për formimin e qeverisë do të jenë lehtësisht të realizueshëm. Problemi komplikohet me nevojën që 80 deputetë të jenë prezentë që të krijohet kuorum për zgjedhjen e presidentit e për këtë rast kam përshtypjen asnjë nga subjektet nuk ka menduar se si do të sillet,” ka thënë Rashiti për Euronews Albania.

Ai tha se në varësi të rezultatit të zgjedhjeve, nëse nuk arrihet një konsensus ndërmjet partive për zgjedhjen e presidentit atëherë Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *