Ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq, i është konfirmuar dënimi me burgim të përjtshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-95.

Konfirmimi i dënimin, i shpallur nga shkalla e parë më 2017, u bë të martën nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale.

Dhoma e Apelit gjithashtu hodhi poshtë apelin e prokurorisë për të fajësuar, Ratko Mlladiqin, për gjenocid në gjashtë qytetet tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, transmeton REL.

Vendimi i Apelit do të thotë që ish-gjenerali 79-vjeçar do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *