Gjeorgjia do të aplikoj të enjten urgjentisht për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Irakli Kobakhidze, nga partia e cila qeverisë në vend, ka deklaruar se situata gjernerale politike dhe realiteti i ri kanë bërë që të merret ky vendim, transmeton BBC.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në Gjeorgji janë mbajtur çdo natë protesta në solidaritet me qytetarët ukrainas, por gjithashtu edhe si frustrim ndaj qeverisë gjeorgjiane për vendimin që të mos t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Qeveria në Gjeorgji gjendet në ankth për të mos provokuar Rusinë e cila ka baza ushtarake në regjionet e ndara të Gjeorgjisë në Oseetinë e Jugut dhe Abkhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *