Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë me targat e automjeteve nuk cenon të drejtat e qytetarëve serbë.
“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve se serbë dhe nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë”, ka thënë Kurti, transmeton KlanKosova.
Të hënën në mëngjes, forca të Policisë së Kosovës kanë filluar zbatimin e reciprocitetit për të gjitha automjetet nga Serbia, duke u vendosur atyre targa të Kosovës për qëndrim të përkohshëm.
“Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër”, u shpreh Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Gjatë mëngjesit të së hënës ka patur edhe protesta nga disa qytetarë serbë në Jarinje. Ndërkohë, raportohet se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur për të martën një mbledhje urjgente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.