Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për futjen e masës së reciprocitetit me Serbinë.

“Autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të manipulojnë me temën e heqjes së tarifave doganore 100 për qind për mallrat nga pjesa qendrore e Serbisë, të cilat u vendosën në nëntor 2018, dhe rezultuan që procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës të ndalet”, thuhet në deklaratë.

“Kështu, kosovarët nuk e kanë zbutur qëndrimin, ashtu siç u kërkuan mbrojtësit e tyre perëndimorë, por përkundrazi i forcuan parakushtet e tyre. Është thënë se edhe Uashingtoni, i cili mbështet plotësisht ‘pavarësinë e Kosovës’, ishte kritik për veprimin e fundit të Prishtinës. Ky veprim me qëllim e vonon mundësinë e rifillimit të dialogut me Beogradin”, thuhet në deklaratë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Moska kërkon nga autoritetet e Kosovës heqjen pa kushte të masave ndaj Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *