Organizata jo-qeveritare GERMIN ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë refuzuar si të pavlefshme 1,632 vota nga jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes vëzhguesve të vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, organizata ka publikuar detajet nga dita e djeshme në procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Përmes një grafiku (shiko më poshtë) është bërë e ditur se janë refuzuar 1,632 vota nga jashtë vendit.
Gjithashtu, GERMIN njofton se një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të filloj procesi i numërimit.