Çmimi kryesor i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” për këtë vit ka shkuar për regjisorin Ognjen Gllavoniq.

Regjisori serb fitoi çmimin për filmat ‘Dubina 2’ (Thellësia 2) dhe ‘Teret’, derisa  Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Gllavoniq e fitoi çmimin sepse filmat e tij thyen “zotimin e turpshëm të heshtjes” rreth varrezës masive në Batajnicë, ku ishin fshehur trupat e shqiptarëve të Kosovës nga lufta 1998-1999, dhe kështu bëri një hap të madh në afrimin e shoqërisë serbe dhe kosovare.

Gjatë ditëve të mbajtjes së këtij festivali në Berograd protestuan organizatat djathtiste, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Çmimet e festivalit “Mirëdita, dobar dan” u ndahen individëve dhe institucioneve që ndërtojnë marrëdhënie të veçanta ndërmjet shoqërisë serbe dhe asaj të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *