Filmi “Zgjoi” ka bërë histori duke fituar tri çmime të rëndësishme në Sundance Film Festival.
Filmi i regjisores kosovare Blerta Basholli u dha premierë në kompeticionin World Cinema Dramatic në edicionin e këtij viti të Sundance Film Festival. Ai fitoi në kategorinë e Grand Jury Prize, Best Director Award dhe Audience Award.
Kjo është vlerësuar një arritje historike jo vetëm për kinematografinë kosovare, por për gjithë atë ballkanike.
“Fillimisht kam qenë e fascinuar së pari me tregimin e Fahrijes kur e kam dëgjuar në televizion, më është dukur një rast shumë interesant, fillimisht si storie suksesi, por pastaj edhe paragjykimi që i është bërë nga shoqëria, pasi është e ve dhe ka filluar të punojë. Për mua këto dy elemente kanë qenë shumë intriguese dhe për këtë arsye kam shkuar ta takojë Fahrijen”, është shprehur për Radion Evropa e Lirë, regjisorja Blerta Basholli.
Që prej vitit 2011 kur i erdhi kjo ide Bashollit për ta realizuar këtë film, ajo kishte në kokë emrin e aktores kosovare, Yllka Gashit për ta luajtur personazhin kryesor.
Lexo më shumë këtu