Një grua e moshës 50 vjeçe në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar të jetë e prekur nga koronavirusi.
Mediat kanë raportuar se ajo ditët e fundit ishte kthyer nga Italia. Ajo për momentin është e shtruar në repartin e infektologjisë dhe ndodhet në gjendje stabile.
“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkëudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje INfektive, në repartin e posaçëm për izolim.” ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton AlsatM.