Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të sjell njohjen reciproke nga dy shtetet.
Në një debat të organizuar nga Columbia University, Reka tha se pavarësia e shpallur e Kosovës ishte legjitime.
“E ardhmja e Kosovës është si pjesë e civilizimit perëndimor, si një Republikë e bazuar në sundimin e ligjit, një shtet me kufijtë e mbrojtur me kushtetutë dhe një qeveri me qeverisje të mirë”, ka thënë ministri kosovar, transmeton Gazeta Zëri.
“Dialogu nuk mund të jetë më sikur që ishte, pra jo më negociata asimetrike, por vetëm negociata të dy shteteve të barabarta, që duhet të përfundojnë me njohje reciproke ndërshtetërore – pa ndryshime territoriale”.