Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur optimist kur të dielën në New York është shënuar rënie në numrin e të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Trump tha se sheh “dritë në fund të tunelit” dhe se rastet e infketimit me koronavirus po nivelizohen në qytetet më të rrezikuara.

Duke theksuar se këto janë shenja të mira, ai paralajmëroi se “në ditët në vazhdim, Amerika do të përballet me kulmin e kësaj pandemia.”

Deri tani, SHBA kanë raportuar për 337,274 raste infektimi, derisa kanë vdekur 9,619 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *