Reperi britanik Wiley ka shprehur mendimet e tij rreth prejardhjes së koronavirusit, duke thënë se mbrapa virusit qëndron një qëllim i shtetit kinez.
I njohur edhe si babai i zhanrit Grime, reperi beson se koronavirusi është përdorur si një “metodë kontrolli”.
“Është metodë kontrolli. Shpopullimi është diçka e vërtetë. Sido që të ndodh, unë nuk di si ta shpjegoj atë pjesë pasi njerëz të ndryshëm përdorin metoda të ndryshme, por lexova në [inter]net ku thuhet se në Kinë është lejuar të ketë vetëm një fëmijë, por njerëzit kanë vazhduar të kenë 10.”
Duke vazhduar të flas për politikën një-fëmijë të Kinës, e cila është shfuqizuar më 2015, Wiley tha për revistën Q:
“A mund ta imagjinosh nëse në Angli unë vij në fuqi dhe të them, ‘Më fal, ti mund të kesh vetëm një fëmijë.’ Pra, kjo nuk tingëllon e mirë?”
“A janë ata një vend komunist? Po, pra, kjo nuk më duket mirë mua. Por kur dikush, guvernatori apo njeriu që e drejton Kinën, kur ajo mbipopullohet, ai mund të ndjehet ashtu. Ekziston një zanafillë më e thellë. Unë dua ta di pse, dua ta di kush është mbrapa kësaj.”
Siç transmeton revista NME, reperi Wiley e sheh të ngjashme përhapjen pandemike të koronavirusit me një “luftë moderne”.