Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara ka nominuar zyrtarisht presidentin aktual, Donald Trump, për një mandat të dytë si president.
Gjatë fjalimit të tij, Trump ka hedhur dyshime se zgjedhjet e Nëntorit mund të manipulohen nga kundërshtarët e tij.
“Ata po përdorin [pandeminë] Covid për të mashtruar popullin amerikan,” është shprehur Trump në natën e parë të konventës se republikanëve.
“E vetmja rrugë që ata t’i marrin këto zgjedhje nga ne është duke qenë zgjedhje të mashtruara,” tha ai. “Ne do të fitojmë.”
Tani për tani, sondazhet e opinionit tregojnë se kandidati demokrat Joe Biden është më përpara në avantazh se Trump.
Konventa katërditore e republikanëve do të finalizohet me pranimin zyrtar të nominimit nga ana e presidentit Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit.