Reshjet e shiut dhe borës gjatë muajit janar kanë siguruar rezerva të mjaftueshme për të siguruar furnizim me ujë gjatë verës së ardhshme për banorët e Prishtinës.
Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeshefit në Ujësjellësin “Prishtina”, Sokol Xhafa, i cili beson se janë krijuar rezerva të mjaftueshme të ujit.
“Pjesa e rezervave që është siguruar garanton furnizim stabil për verës kur kërkesa është maksimale. Kjo është e mira më e madhe në këtë kohë”, ka thënë Xhafa për Koha.net.
Sipas tij, liqeni i Batllavës ka mundësi që për pak kohë të arrijë nivelin e kapërderdhjes, ndërsa më larg kësaj kuote është ai i Badovcit.