Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA

Demokrati Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas fitores në Pennsylvania, kandidati demokrat është fitues i zgjedhjeve dhe president i radhës i SHBA-ve. Ai fitoi kundër kandidatit republikan, presidentit të deritanishëm Donald Trump.

Pas fitoes në Pennsylvania, Biden ka arritur të siguroj 270 votat elektorale të domosdoshme për t’u zgjedhur president i vendit.

Përmes llogarisë në Twiiter, Biden ka falënderuar amerikanët që kanë zgjedhur atë për të drejtuar vendin.

“Puna para nesh do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Do të jem President për të gjithë amerikanët – më votuat mua ose jo”, ka shkruar Biden.  

……………………

Biden shumë afër fitores

Demokrati Joe Biden i është afruar fitores në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në garën për t’i arritur 270 vota elektorale, Biden prin me 253 derisa republikani Donald Trump ka 213.

Numërimi i votave po vazhdon në disa prej shteteve të cilat do të përcaktojnë fituesin. Tani për tani, Biden është duke fituar më shumë vota edhe në Pennsylvania, shtet ky të cilin Trump duhet ta fitoj në mëyrë që të shpresoj të fitoj edhe një mandat si president.

Biden gjithashtu është në avantazh edhe në Nevada, Arizona dhe Georgia.

Kanë mbetur gjashtë shtete në të cilat ende nuk dihet fituesi.

Fitorja në Pennsylvania, apo në dy shtete të tjera, do të mjaftonte që Biden të zgjedhej president. Ndërkohë, Trump ka nevojë për fitore në Pennsylvania dhe në tri shtete të tjera.

Më poshtë, përmes BBC, shikoni mënyrat se si njëri apo tjetri kandidat mund të arrijnë te fitorja.

…………….

Dy ditë pas zgjedhjeve në SHBA, nuk mund të parashikohet fituesi

Numërimi i votave nga zgjedhjet presidenciale po vazhdon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani, vazhdon të jetë në epërsi demokrati Joe Biden me 253 vota elektorale, derisa republikani Donald Trump ka 213.

Gara ende mbetet e ngushtë pasi nuk janë numëruar të gjitha votat në shtetet Nevada, Pennsylvania, Georgia, Wisconsin dhe Arizona.

Gjatë ditës së martë, Biden tha se do të fitoj mjaftueshëm shtetet për t’u bërë president. Derisa, stafi i kampanjës së Trump ka nisur kërkesë ligjore për të ndaluar numërimin në disa shtete pasi kanë shprehur dyshime për mashtrime.

Televizioni CNN ende nuk ka mundur të projektoj fituesin, duke preferuar të pres më shumë rezultate nga gjashtë shtetet ku ende janë duke u numëruar votat.

…………………

Garë e ngushtë për fituesin në ‘zgjedhjet historike’ në SHBA

Numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara vazhdon të tregoj për një dieferencë të ngushtë mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.

Ende po numërohen votat në shtetet vendimtare të cilat do të tregojnë se kush fiton garën.

Deri më tani, nga 270 vota elektorale që janë për tu fituar, Biden prin me 224 kundër Trump që ka marrë 213.  

Këto zgjedhje po cilësohen si historike, derisa pritet që deri në numërimet e fundit të mos jetë e mundur të dihet fituesi. Mund të ndodh që numërimi i votave të zgjas për disa ditë, derisa këto zgjedhje mund të futen në histori për nga numri i lartë i njerëzve që kanë votuar.

Në shtetet si Michigan, Arizona, Georgia dhe Wisconsin parashikohet të ketëë garë të ngushtë në mes dy kandidatëve.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti aktual Donald Trump tha se ka dyshime për keqpërdorime, pa ofruar prova, derisa ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme. Pas këtyre qëndrimeve ka reaguar stafi i fushatës së Biden që i ka quajtur “shokuese” pretendimet e Trump, derisa kanë bërë thirrje që numërimi të mos ndalet.

………………….

Kanë mbetur 9 shtete të caktojnë fituesin e zgjedhjeve në SHBA

Mëngjesi pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk ka ofruar fituesin.

Gara në mes të Donald Trump dhe Joe Biden është bërë më e ngushtë se që ishte parashikuar.

Kanë mbetur nëntë shtete ku ende nuk dihet fituesi, derisa rezultati i votave elektorale është 224 për Biden dhe 213 për Trump.

Më poshtë, nëntë shtetet që do të caktojnë fituesin.

  1. Alaska
  2. Arizona
  3. Georgia
  4. Michigan
  5. Maine
  6. Nevada
  7. North Carolina
  8. Pennsylvania
  9. Wisconsin

…………………

Po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani, kandidati republikan dhe presidenti aktual Donald Trump është në disavantazh ndaj kandidatit demokrat Joe Biden.

Beteja në mes të Trump dhe Biden po del të jetë me e ngushtë sesa që ishte parashikuar.

Nga gjithsej 270 vota elektorale që janë për tu fituar, Biden ka marrë deri tani 221 derisa Trump 213.

Fituesi pritet të caktohet nga rezultatet në shtetet si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Më herët gjatë ditës, Trump i quajti rezultatet e zgjedhjeve si “fenomenale” duke shtuar se beson që ka fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *