Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të shpallen gjatë ditëve të para të javës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

“Të cilat planifikojmë që të bëhen gjatë ditës së nesërme [e hënë], si dhe pasi të marrim konfirmimmet nga PZAP dhe Gjykata Supreme,” ka thënë Elezi për KosovaPress.

Ndërkohë, gjatë ditës së dielë po bëhet numërimi i votave nga diaspora.

Në lidhje me komunat që do të jenë në balotazh, Elezi ka njoftuar se fushata do të filloj më 8 nëntor dhe do të zgjas deri më 12 nëntor.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *