Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet lokale është më i lehtë se ai i zgjedhjeve të përgjithshme, për këtë rezultati pritet të publikohet më shpejt.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë procesin e mëtutjeshëm pas mbylljes së vendvotimeve.

“Përfundon procesi i numërimit të fletëvotimeve për kryetar, një zyrtar e merr një kopje të formularit me rezultate dhe të njëjtat i ngarkon në aplikacioni e KQZ-së. Pastaj, vazhdon numërimi i fletëvotimeve për kuvende komunale dhe pasi të përfundojë i gjithë ky proces, materialet kthehen në komision komunal të zgjedhjeve dhe prej aty në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi.

Ai shpjegoi se pas procesit të numërimit të votave, rezultatet pritet publikohen gjatë mbrëmjes së dielë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *