Pas ndeshjeve nëpër grupe, ku u shënuan 308 gola, Liga e Kampionëve rikthehet të martën mbrëma me fazën e 1/8 e finales.
Ndeshja e sotme kryesore, dhe ndoshta e gjithë kësaj faze, është përballja ndërmjet Dortmundit dhe PSG.
A do të jetë ky viti i PSG? Apo, do të shkëlqej adoleshenti Erling Braut Haaland tek skuadra gjermane?
Sonte gjithashtu luhet edhe ndeshja ndërmjet Atletico Madrid dhe Liverpool.
Trajneri i skuadres angleze, Jurgen Klopp, e ka cilësuar përballjen me spanjollët si “një nga më të vështirat në jetën e një futbollisti.”