Gjatë mesnatës të së dielës është rikthyer në funksion blloku B-2 i Termocentralit Kosova B.

Ka qenë Kryeministri Albin Kurti që njoftoi për rikthimin e këtij blloku e që më pas u konfirmua edhe nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Në njoftimin e KEK thuhet se njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe në gjendje stabile, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Kryeministri Kurti tha se funksionimi i këtij blloku ka bërë që të kursehen rreth 50 mijë euro në çdo orë që më herët është dashur të shpenzohen në import të energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *