Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk pret të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare para atyre të vitit 2024.

“Kemi shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe presim rritje të shumicës. Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare,” është shprehur Zaev.

Këtë deklaratë, kryeministri maqedonas e bëri shtatëmbëdhjetë ditë pasi njoftoi se ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Kryeministri Zoran Zaev po tenton që të zgjerojë Qeverinë aktuale me deputetë shtesë pasi për momentin ka vetëm 60 që nuk mjaftojnë për kalimin e ligjeve, ndërsa VMRO-DPMNE dhe blloku opozitar po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

LSDM ka dërguar sinjale se po negocion me Alternativën e Afrim Gashit për të hyrë në Qeveri, parti e cila deri tani ka qenë pjesë e koalicionit opozitar, transmeton EuronewsAlbania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *