Edhe pas rikthimit të një numri të caktuar të nxënësve nëpër shkolla, nga 1 shtatori, nuk do të largohet mësimi online i cili u fut në përdorim kur nisi përhapja e pandemisë Covid-19.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se janë duke u finalizuar opsionet për organizimin e mësimit që pritet të filloj nga muaji shtator.

“Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv”, ka shkruar Hoti. Ai gjithashtu ka njoftuar se “po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *