Kriza financiare e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit nuk do të mbaroj me largimin e tij dhe rikthimin e aktiviteteve ditore.
Ekspertët parashikojnë se mund të ketë konflikte mes brezash si pasojë e ndryshimeve ekonomike pas pandemisë.
Evropa pritet të kalojë depresionin më të rëndë që nga vitet 1930, shanset për punësim e rritje në karrierë janë shumë të dobëta për brezin e mijëvjeçarëve dhe brezin e 20-vjeçarëve.
“Unë e shokët e mi ndjehemi të dërrmuar nga këto kriza të vazhdueshme që kanë goditur brezin tonë, kjo rendje për vdekje për të gjetur punë, shtëpi. Kërcënimi i ngrohjes globale, ndikimi social, të gjitha do të sjellin pasoja të rënda,” thotë Joanna George, e brezit të mijëvjeçarit, transmeton Zëri i Amerikës.
Javën e kaluar kreu britanik i financave Rishi Sunak paralajmëroi “Do të jetë situatë e rëndë. Ekonomia do të marrë një goditje të konsiderueshme”.
Edhe para epidemisë, papunësia në radhët e rinisë së Eurozonës ishte nga 19-25%. Në Spanjë, Greqi e Itali gjatë dekadave të fundit ka arritur deri në 40%.
Edhe ata të rinj që janë të punësuar e gjejnë veten me punë të përkohëshme, pa mundësi avancimi, me orar të reduktuar. 20 dhe 30 vjeçarët para epidemisë ishin në gjendje më të keqe se prindërit e tyre në të njëjtën moshë.
Lexo më shumë këtu