Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka këmbëngulur në mendimin e tij se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të ndodhte vetëm “kur të ripërcaktohen kufijtë”.

“Marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë në mes të dy vendeve dhe dy popujve bazuar në të drejtën e popujve për vetëvendosje në Kosovën Lindore dhe në veriun e Kosovës” ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka thënë se fati i qeverisë së re do të përcaktohet nga dialogu me Serbinë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *