Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nicolas de Riviere, është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York.

Presidentja Osmani është në Shtetet e Bashkuara për të qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në postimin e tij në Twitter, diplomati francez tha se zhvilloi një takim “të shkëlqyer” me zonjën Osmani.

“Takim i shkëlqyeshëm me presidenten Vjosa Osmani sot. Franca mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Riviere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *