Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, porositi që draft- satuti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese.

“Është drafti ynë. Ne e kemi paraqitur, pasi asnjë qeveri në Kosovë që nga viti 2015 nuk ka bërë asgjë për ta çuar këtë përpara, edhe pse është obligim ligjor. Kështu që ekspertë eminentë evropianë kanë hartuar një tekst, i cili faktikisht është pranuar edhe nga qeveria e Kosovës dhe ka pasur për këtë edhe komente publike. Prandaj ne kemi thënë që nëse ka dyshime, dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese, në gjykatën tuaj!”, tha Rohde në RTV21.

Ai tha se drafti është një dokument zyrtar që i është paraqitur Kosovës dhe se ky dokument i hartuar dhe paraqitur nga BE-ja, i plotëson të gjitha kriteret.

“Ne jemi që qartë. Për ne ai është një dokument zyrtar dhe gjithashtu … i është paraqitur … unë e kam theksuar disa herë ai (dokument) i është paraqitur qeverisë së Kosovës. Reagimet e para, për dallim nga reagimet e mëvonshme – të ndryshosh mendimin siç të shkon për shtati – sipas meje kjo gjithashtu nuk paraqet rrugën përpara. Dhe deri tani nuk ka pasur asnjë dokument tjetër që është paraqitur, është obligim ligjor i Kosovës, prandaj jemi bllokuar.”, u shpreh ai.

Ai tha se dokumenti duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.“Nëse Gjykata Kushtetuese – por unë nuk jam ekspert kushtetues – nëse gjykata juaj ka një mendim rreth asaj, por në mënyrë që ai dokument t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese ne të dy e dimë ku është pengesa ligjore: qeveria duhet të miratojë diçka nëpërmjet një vendimi zyrtar, pastaj gjykata mund ta shqyrtojë atë.”, tha diplomati gjerman.

Ai tha se Kosova nuk e ka përmushur ende këtë obligium që do të çonte në përparim të dialogu dhe në të gjitha frontet e tjera.

“Në këtë rast po flasim për një obligim, të cilin Kosova nuk e ka përmbushur akoma në mënyrë që të përparojë në të gjitha frontet, qoftë dialogu për normalizim, anëtarësimi (në BE), bindja e shteteve mosnjohëse, Kosova duhet të tregojë që i përmbushë të gjitha detyrimet e saj ligjore.”, u shpreh ai.(gazetaexpress.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *