Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duhet të ketë pajtim rreth çështjes së presidentit ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

‘’Përtej pajtimit rreth çështjes së presidentit si prioritet të parë për qeverinë e re, e shoh punën sa më efektive të mundshme për të tejkaluar pasojat gjithëpërfshirëse dhe shkatërruese ekonomike, financiare dhe sociale të shkaktuara nga pandemia’’, ka thënë Rohde, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se sheh edhe dy prioritete të tjera për qeverinë e ardhshme të Kosovës.

‘’Përveç kësaj unë i shoh dy prioritete për Kosovën: E para, është koha e fundit që qeveria e re të fillojë seriozisht të ‘fjalët t’i zëvendësojë me vepra’ duke e luftuar korrupsionin dhe krimin në mënyrë thelbësore. E dyta, dialogu me Serbinë. Një qeveri e re dhe stabile me një mbështetje të fuqishme parlamentare nevojitet të investojë kapitalin politik dhe vullnetin politik në këtë dialog të lehtësuar nga BE – siç nevojitet ta bëjë edhe Serbia’’, është shprehur ambasadori gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *