Qëndrimi i Rusisë në lidhje me Kosovës është ‘parimor’, ka thënë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Putin është takuar të enjten në Soçi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar edhe çështje politike.

“Sa i përket Kosovës, ju e dini që pozita e Rusisë është parimore dhe nuk nënshtrohet ndaj situatës aktuale politike. Ne e përkrahim pozitën tuaj, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën dhe shpresoj që do të zgjidhet duke ju përshtatur interesave të të gjithë njerëzve që jetojnë atje”, tha Putin, transmeton REL.

Ndërsa,  Vuçiq deklaroi se raportet mes Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë sepse shtetet janë partnerë strategjikë, dhe se bashkëpunimi po vazhdon në të gjitha fushat.

“Secili takim me presidentin e Federatës ruse, Vladimir Putin, ka rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin tonë”, shkroi presidenti serb në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *