Ngritja e çmimeve në Kosovë do të ndodh edhe për shërbimet e kryera në bankat komerciale.

Klientët e Raiffeisen Bank nga muaji shkurt do të duhet të paguajnë 1.5 euro për mirëmbajtjen e llogarisë dhe jo 0.75 euro siç kanë paguar deri tani.

Ilirjana Tahiraj, zëdhënëse në Raiffeisen Bank, ka thënë për REL se rritja e tarifave vjen pas investimeve të shumta që ka bërë banka në avancimin e shërbimeve të saj digjitale.

Sipas saj, rritja e tarifës nuk do t’i prekë vetëm pensionistët dhe studentët.

Ndërsa, agro-ekonomisti Muharrem Krasniqi konsideron se tarifat për shërbime edhe tani janë shumë të larta.

“Çmimet edhe ashtu janë të shtrenjta, sepse ne po e paguajmë mirëmbajtjen e llogarisë… dhe nëse duhet të paguajmë edhe për shërbime të tjera, mendoj se janë shumë të larta”, thotë Krasniqi.

Mediumi ka dërguar pyetje edhe në ProCredit Bank, në Bankën Kombëtare Tregtare dhe në Teb Bank, për të marrë informacione nëse do t’i ndryshojnë tarifat, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *