Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për rritjen e numrit të të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë.
Katër rastet e fundit të konfirmuara janë nga fshati Stubëll i Vitisë, dhe të prekurit janë familjarë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ju faleminderit për mirëkuptim!