Një raport i Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e BE-së, Frontex, publikuar të premten, pohon se në tetë muajt e parë të këtij viti, në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian është shënuar numri më i lartë i migrantëve të parregullt që nga viti 2016.

Sipas policisë evropiane të ruajtjes së kufijve rreth 188.200 migrantë janë evidentuar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje prej 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ky është totali më i lartë i migrantëve të parregullt për periudhën janar-gusht të 2022 që nga viti 2016”, vlerësohet në raportin e Frontex-it, transmeton VOA.

Raporti vlerëson se rruga e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria si një pikë e përkohshme qëndrimi e migrantëve të parregullt dhe Mesdheu Qendror mbeten më aktive për kalimet.

Vetëm në rrugën e Ballkanit Perëndimor u evidentuan nga janari në gusht të këtij viti 86.580 migrantë të parregullt me një rritje 190% krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *