Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se vazhdimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit, dhe pasojat nga masat kundër tij, mund të çojnë në humbjen e 10 mijë vendeve të punës në Kosovë.

“Kemi analiza të ndryshme që Kosova të ketë një tkurrje ekonomike prej 5 për qind, ndërsa humbja e vendeve të punës mund të shkojë deri në 10.000”, ka thënë Rukiqi për emisionin Drive Time me Arin dhe Bernën në Radio Prishtina.

“Masat e reja kufizuese do të jenë mjaft të rënda për ekonominë. Ne jemi duke rritur subvencionet tona që të përkrahim këto biznese. Ne kërkojmë që bizneset që shkelin masat të mbyllen dhe jo të gjitha në përgjithësi. Shteti ynë nuk ka krijuar një databazë. Ne pajtohemi që rrezikun më të madh e ka gastronomia për shkak të turmës, por e cek prapë që masat duhet të jenë vetëm për lokalet, të cilat po i shkelin masat, jo të gjitha”, ka shtuar Rukiqi, transmeton Gazeta Zëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *