Mijëra protestues janë arrtestuar gjatë protestave në përkrahje të opozitarit rus Alexei Navalny i cili është burgosur pas kthimit nga Gjermania.
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Mbi 5,000 vetë u arrestuan në gjithë Rusinë gjatë protestave.
Bashkëpunëtorët e zotit Navalny bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.
“Dua lirimin e Alexei Navalnyt, dua lirinë e vendit, dua që të kemi një jetë të mirë. Erdha sot këtu, por qendra është tërësisht e bllokuar, është e pamundur të hysh dhe është e zbrazët”, tha Mikhail, një protestues, transmeton Zëri i Amerikës.
Lexo më shumë këtu