Një numër i paspecifikuar i diplomatëve të angazhuar në misionet diplomatike të Suedisë, Gjermanisë dhe Polonisë janë shpallur “persona non grata” nga shteti i Rusisë.

Ky vendim, siç ka thënë qeveria ruse, është marrë pasi diplomatët kanë marrë pjesë në protestat e organizuara në mbështete të opozitarit Aleksei Navalny.

“Diplomatët që kanë marrë pjesë në veprime joligjore janë shpallur ‘persona non grata’ në përputhje me Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike të 18 prillit, 1961. Ata janë urdhëruar që në një të ardhme të afërt të largohen nga territori i Federatës ruse”, ka thënë ministria e jashtme ruse, transmeton REL.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin për dëbimin e diplomatëve evropianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *