Minisria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka lëshuar një deklaratë ku thekson se ka informacione që tregojnë se Rusia dëshiron të imponoj një qeveri pro-ruse në Ukrainë.

Sipas deklaratës, thuhet se qeveria ruse po ndihmonte ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev të vendosej në krye të një qeverie pro-ruse, transmeton VOA.

Londra nuk dha asnjë provë lidhur me këtë çështje, por një burim i agjencisë së lajmeve Reuters në Ministrinë e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se “nuk ishte praktikë e zakonshme të ndaheshin informacionet e zbulimit dhe se detajet nuk do të ishin më sekrete, vetëm pas shqyrtimit të kujdesshëm, në mënyrë që të pengohej një agresion rus”.

Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se kishte informacion se shërbimet ruse të zbulimit po mbanin lidhje me disa ish-politikanë ukrainas, përfshirë figura të larta të lidhura me ish-Presidentin Viktor Janukoviç, i cili u largua për në Rusi në 2014, pas tre muajsh protestash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *