Rusia ka shprehur gatishmërinë për të sjell në Shqipëri vaksinën e saj kundër koronavirusit.

Përmes një njoftimi, Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka bërë me dije qeverisë shqiptare se është e gatshme të negociojë për t’i garantuar Shqipërisë vaksinën Sputnik-V.

“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit,” thuhet, ndër të tjera, në njoftimin e ambasadës ruse, transmeton EuroNews.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *