Marrëveshja e Washingtonit po tregon se Serbia dhe Rusia po largojnë duart nga Kosova dhe po fokusohen te Mali i Zi, mendon aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Sonja Biserko.

“Ka disa interpretime të asaj marrëveshjeje, por është e sigurt se fillimisht ajo reflekton interesat amerikane dhe është në funksion të kampanjës elektorale të [Donald] Trump”, ka thënë Biserko.

Në një intervistë për Tacno.net, presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka thënë se si Serbia ashtu edhe Rusia dëshirojnë fitoren e Trump në zgjedhjet e radhës.

“Duke vendosur marrëevshjen në kontekst të Lindjes së Mesme – sigurisht, nëse realizohet ndonjëherë – e vendos Serbinë në raporte të padëshirueshme me shumë partnerë, si BE-në, vendet arabe, Turqinë, Kinën, dhe varësisht edhe Rusinë. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, gjithmonë e më shumë duket se marrëveshja e Washingtonit tregon se po largojnë duart nga Kosova (të dyja, Serbia dhe Rusia) dhe po i kthejnë ato drejt Malit të Zi si qëllim strategjik më i rëndësishëm”, është shprehur Biserko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *