Rusia ka reaguar pas dëbimit të një diplomati të saj nga shteti i Shqipërisë.

Diplomati rus Alexey Krivosheev u shpall “non grata” ditë më parë në Shqipëri për shkak të thyerjes së karantinës.

Në reagimin e shtetit rus, të premten zv. ministri i jashtëm Aleksandër Grushko tha se ky veprim nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko për Sputnik, transmeton Shekulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *