Mëngjesin e së shtunës është raportuar për sulme të reja në periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev dhe shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin perëndimor të Lviv.

Deri më tani mësohet se një person ka mbetur i vdekur nga këto sulme.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se sulmet e së shtunës kanë patur target një qendër ushtarake në kryeqytetin ukrainas.

Siq transmeton BBC, prej raportimeve që vijnë nga Ukraina bëhet e ditur se nga dita e hënë qyteti i Mariupolit do të mbyllet tërësisht dhe nuk do të lejohen hyrje apo dalje nga ai, përfshirë ndihmat humanitare.

Nga zhvillimet e tjera rreth luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, dymbëdhjetë politikanë nga Britania e Madhe u është ndaluar hyrja në Rusi, përfshirë Kryeministrit britanik Boris Johnson.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se deri tani janë regjistruar 1,982 viktima civile nga lufta në Ukrainë por është paralajmëruar se numri mund të jetë më i madh.

Rusia ka paralajmëruar shtetet perëndimore që po ndihmojnë Ukrainën me armë se mund të përballen me “pasoja të paparashikueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *