Në Serbi kanë nisur procedurat e hapjes së një zyre përfaqësuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Sipas njoftimit nga institucionet serbe, thuhet se ky veprim është në përputhje me një marrëveshje midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë.

Më tutje, siç transmeton Radio Evropa e Lirë, në njoftim theksohet se “”qëllimi i krijimit të zyrës përfaqësuese të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë është të ofrojë mbështetje dhe zgjidhje më të shpejtë të çështjeve, që lidhen me ndihmën ushtarake-teknike, bashkëpunimin ushtarak dhe ushtarako-teknik, në përputhje me marrëveshjen e Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë për bashkëpunimin ushtarako-teknik”.

Urdhri i qeverisë ruse për hapjen e zyrës në Serbi daton nga 15 tetori dhe është nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin. Shefi i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike, në lidhje me bashkëpunimin ruso-serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *