Rusia e ka rikonfirmuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës duke thënë se do të përkrah çdo zgjidhje që do të pranohet nga Serbia.
“Do të pajtohemi me atë zgjidhje që do t’u përgjigjet ligjeve dhe interesave të serbëve, që do të mbështetet nga Beogradi,” ka thënë Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko.
Gjatë një bisede për “Novostin”, i pyetur nëse Serbia mund të presë veto ruse, nëse në KB shtrohet çështja e anëtarësimit të Kosovës, Botsan-Kharchenko deklaroi se Rusia edhe më tutje “do të angazhohet për respektimin rigoroz të të drejtës ndërkombëtare, do të ofrojë mbështetje parimore sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, si në Kombet e Bashkuara, ashtu edhe në forumet e tjera multilaterale,” transmeton Koha.net.