Rusia do të mbështes çdo zgjidhje që do të arrihej mes Kosovës dhe Serbisë dhe që do t’i përshtatej popullit serb, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavror është takuar në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq para mbajtjes së samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve, ku Rusia ka statusin e vëzhguesit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha pas takimit me Lavrovin se këto ishin “bisedimet e tyre më të sinqerta dhe të hapura deri më tani”, transmeton REL.

Ndërkohë, Lavror  kritikoi BE-në pasi siç tha Brukseli po ndjek “një politikë që nuk është konstruktive”.

“Ata na thonë se ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim iniciativa në ato pjesë të botës ku BE-ja ka interesat e saj. Nuk kam nevojë të sqaroj se ky është një opinion neokolonial. Akuzat se Rusia dyshohet se shkel disa norma të e drejta ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor janë të pabazuara,” tha Lavrov.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *