Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë elektrike, derisa Qeveria e Kosovës ka thënë se do të ndaj 75 milione euro për të zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifat e energjisë elektrike.

Sipas ministrisë, subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kËh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kËh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovës vjen pas rritjes në tregjet evropiane gjatë vitit të kaluar.

Vendimi për rritjes e çmimit pritet të futet në fuqi nga muaji shkurt dhe të zgjat për një vit.

Më poshtë, përmes REL, shihni në shifra rritjen e energjisë elektrike sipas propozimit të ZRRE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *