Në samitin e radhës të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor pritet që të bëhet përsëritje e qëndrimeve për bashkëpunim dhe përkushtim të ndërsjellë.

Samiti do të mbahet më 6 tetor në Bërdo të Sllovenisë, derisa raportohet se liderët e vendeve të BE-së janë pajtuar për draftin e deklaratës që do të miratohet gjatë këtij samiti.

“BE-ja rikonfirmon përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimet në atë drejtim, bazuar në reformat kredibile të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimet e meritave individuale. Prandaj, do të intensifikojmë më tej angazhimin tonë përpara në rajon drejt transformimit politik, social dhe ekonomik, duke njohur përparimin e arritur nga Ballkani Perëndimor”, thuhet në versionin e fundit të draftit të deklaratës, transmeto REL.

BE-ja gjithashtu do të kërkojë nga vendet e rajonit që të vazhdojnë të përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së.

Lidrëve ballkanik do t’u kërkohet që të përkushtohen për fqinjësi të mirë dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura mes tyre.

Nga ky samit, sipas të njëjtit tekst, pritet t’i shprehet mbështetje e plotë edhe përpjekjeve të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *