Samiti i Zagrebit, i menduar të mbahej në kryeqytetin kroat më 6 dhe 7 maj, është vendosur të zhvillohet përmes video-konferencës më 6 maj.

Kjo është konfirmuar nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenca kroate e Bashkimit Evropian, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kanë diskutuar në një bisedë telefonike të mërkurën për datën e konferencës në nivelin më të lartë të 27 shteteve të BE-së dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse në rrethana të reja, pa praninë fizike, zhvillimi i këtij takimi nga BE-ja vlerësohet si dëshmi e përkushtimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *