Në Glasgow të Skocisë ka filluar të dielën punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet e klimës.

Kjo konferencë do të zgjas deri më 12 nëntor dhe organizohet nën drejtimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.

Gjatë ditëve të kaluara, në Romë u mbajt samiti i vendeve të G20 të cilat thanë se kanë arritur të pajtohen për të vazhduar me përpjekjet për të limituar ngrohjen globale me “veprime të kuptimta dhe efektive”, por aktivistët kanë mbetur të dëshpëruar nga rezultatet e këtij samiti.

Ndërkohë, Presidenti i konferncës COP26 në Skoci, Alok Sharma, ka thënë se ky samit është “shpresa më e mirë, e fundit” për të arritur drejt qëllimit për limitin prej 1.5 gradë Celsius të temperaturave globale.  

Siç transmeton BBC, këto janë qëllimet kryesore që shpresohet të arrihen në samitin e COP26:

– Të arrihet qëllimi ‘net zero’ në gjithë globin deri në vitin 2050 dhe të mbahet temperatura globale nën 1.5C

– Të mbrohen komunitetet dhe habitatet që janë nën kërcënimin e ndryshimeve të klimës

– Të rritet përkrahja financiare për vendet e ndjeshme – ku vendet e pasura të përmbushin premtimin për të ofruar 100 miliardë dollarë në vit për këtë çështje  

– Të bashkëpunojnë në përfundimin dhe arritjen e marrëveshjes në detaje të hartuar në marrëveshjen e Parisit më 2015 dhe të krijohen lidhje më të forta mes qeverisë, biznesit dhe publikut

Gjatë ditës së dielë, Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje liderëve botërorë të pajtohen për veprime reale në konferencën e COP26 dhe të shmanget dështimi i këtij samiti.

‘Nëse dështon Glasgow, atëherë e gjitha dështon’, ka qenë mesazhi i Johnson, transmeton BBC.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *