Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk pajtohet me versionin e ri të Ligjit për Paga të hartuar nga qeveria e vendit.  

Përmes një reagimi, kreu i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar veprime sindikale.

“Versioni i Ministrit Sveçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave, që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero. Ky 20 është për pagën e presidentes, koeficienti 19 për pagën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët”, ka thënë Jasharaj, transmeton KOHA.

Megjithatë, kryetari i SBASHK ka thënë se vërejtjet dhe kërkesat do t’ia paraqesë ministres së arsimit, por nuk ka përjashtuar organizimin e protestave në të ardhmen.

Jasharaj ka thënë se të dielën do të mbahet një takim i Këshillit Drejtues të SBASHK dhe do të dilet me qëndrim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *