Të hënën fillon e 15 gushtit fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku pjesëmarrës do të jenë mbi 100 seminaristë nga vende të ndryshme të botës.

Do të kemi seminaristë që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës, nga qendrat albanologjike që janë në Poloni, Bullgari. Pastaj do të vijnë mysafirë nga Turqia, Holanda, nga Gjermania sivjet do të kemi një numër të konsiderueshëm, Italia, Serbia, Maqedonia”, ka thënë për KOHA drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Shkumbin Munishi.

Ky edicion do të zgjasë deri më 26 gusht.

“Këtë vit do ta kemi mysafire albanologen e nderuar Irena Sawicka, Artur Karashinskin, Ekaterina Tompomanovan, Eda Derhemin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bardhyl Demiraj dhe natyrisht do të kemi ligjërata nga albanologë të shquar vendës të Kujtim Shalës, Kujtim Rrahmanit, Rrahman Paçarizit. Këtë vit kemi një numër të konsiderueshëm të ligjëratave”, ka thënë Munishi.

Seminari organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës të letërsisë e të kulturës shqiptare dhe me albanologjinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *